Shimpanzat sëmuren nga lebra

Sëmundja e lebrës shfaqet në një grup shimpanzesh të egra. Shkencëtarët kanë shpërndarë imazhe të majmunëve me fytyra të mbushura me flluska të sëmundjes së lashtë. Ky është rasti i parë i regjistruar te kafshët.

Rastet i përkasin dy popullatave në Afrikën e Jugut që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, njëra ndodhet në Guinea-Bissau dhe tjetra në Gjirin e Fildishtë.

Origjina e infeksionit është ende e panjohur, por kërkuesit dyshojnë se mund të jetë përhapur në më shumë kafshë të egra. Hipotezat e tyre për shkakun deri më tani janë burimet mjedisore ose ekspozimi ndaj njerëzve, të cilët janë bartësit kryesorë të bakterit.

Sëmundja e rrezikshme është mbajtur nën kontroll që prej viteve 1980 me antibiotikë dhe mendohej se ishte zhdukur nga mbretëria e kafshëve. Lebra infekton lëkurën dhe nervat, e në rast se nuk mjekohet shkakton deformime dhe verbim./tvklan.al