Një meteor ndriçoi qiellin mbi Norvegji të shtunën mbrëma. Meteori, nganjëherë i quajtur bolide për shkëlqimin e tij veçanërisht intensiv, mund të shihej nga pjesa më e madhe e Norvegjisë jugore.
Topi i zjarrit, i shkaktuar nga djegia e meteorit në atmosferë, bëri që norvegjezët e shqetësuar të thërrisnin policinë, sipas BBC.
Instituti Meteorologjik Norvegjez thotë se meteori i përket një shiu vjetor të quajtur Tauridët veriorë.
Shkëmbi hapësinor që hyn në atmosferën e Tokës quhet meteor, por fragmentet që i mbijetojnë udhëtimit për të arritur në tokë quhen meteorë. /tvklan.al