Ktheje shikimin djathtas e majtas, vallë a sheh tjetër gjë pos njerëz që bartin fatkeqësi?
A të bie shikimi në diçka tjetër pos në njerëz të lodhur që harruan se ç’është qeshja?
Në çdo kulm çasti ka vaj, mbi çdo mollzë të fytyrës lot, e në çdo luginë s’sheh dot gjelbërim. Ah, sa e sa njerëz jetuan ditë të zeza, por s’i shohim ndryshe pos durimtarë që balli i tyre çan çdo të keqe.
E ti mos rri me duar në faqe se s’je i vetmi që pin këtë lëng të hidhur, mandje kjo që të ndodhi është shumë e lehtë dhe e vogël, në krahasim me të tjerët.
Shih sa të sëmurë kemi që mbi shtratet e tyre rrotullohen në të majtë e në të djathtë, trupi u çel plagë dhe nga dhimbja e madhe bërtasin me zë trishtues, por përsëri mbeten aty ku janë, në po atë gjendje.
Po sa të burgosur me vite të tëra s’e panë diellin dhe as s’i ngrohën sytë me rrezet e tij? Ata s’shohin gjë përveç dhomës së errët të burgut, në ato dyer të hekurta hyjnë kur qenë fëmijë e prej saj dolën pleq me mjekra të zbardhura e me trup të rrënuar!
Po sa prindër humbën copën e mushkërisë së vet, e mbetën pa fëmijë, pa djem e pa vajza, por prapë jetojnë dhe megjithë këtë dhimbje të madhe shpirtërore qëndrojnë të fortë./Psikologjia Islame/
Tani erdhi koha për ty që të krenohesh me qëndrimin e durimit të këtyre burrave të Islamit, këtyre dashamirëve të Allahut xh.sh. Mësohu vëlla dhe bindu fort, se kjo jetë për besimtarin e vërtetë është burg, e asgjë tjetër që mund ta lakmosh.
Kjo jetë është shtëpi vajtimesh e vuajtjesh, që pallatin ta shndërron në kasolle me mure të shkatërruara dhe ta quan kulm i rrënuar. Një kohë shumë të shkurtër të shfaqen në këtë teatër gjithësie, vasha me trupa të bukur, shëndet të plotë, pasuri, fëmijë! Dhe pas një kohe të shpejtë, s’i sheh ndryshe, pos plaka me trup të rraskapitur, të pafuqishme, të varfra, sheh vdekje, ndarje, skamje, sëmundje….
“……., dhe e kishit të qartë se si vepruam Ne me ta, dhe ju sollëm shembuj edhe juve.“( Ibrahim.45)
Ty tani të mbetet t‘i peshosh dhe të bësh krahasimin e goditjve të tua me të tjerët, me ata që qenë para teje në rrugën e kohës së jetës, që ta dish se ende s’të kanë prekur të vështirat dhe ende lundron në begatitë e Allahut.
Falëndero Allahun që s’të lëshoi të ligat e pakapërcyeshme. Nëse dëshiron të dish edhe pak më tepër se kaq, atëherë merr mësim nga njeriu i pashembullt në këtë rruzull tokësor. Muhammedi s.a.v.s – më i dashuri i Allahut xh.sh.
Kur mushrikët e Mekkes s’donin të dëgjonin prej tij Islam, e dëbuan nga Meka, këmbët e tij të ndershme u përgjakën nga gurët që i gjuanin jobesimtarët. Pastaj, në vitin e pikëllimit kur i vdiq xhaxhai i tij dh Hatixhja, që ishte e para besimtare, ushqim pati lëvozhgat e drunjve. Pastaj hodhën fjalë ndyrëse dhe fyen Aishen r.a. e ndershme.
Ia vranë 70 shokë, i vdiq i biri, i vdiqën bijat, e lidhi gurin për barku nga uria, e akuzuan si poet, sihirbaz, falltor, të çmendur, gënjeshtar, e Allahu e ruajti dhe e kurseu nga e tërë kjo. E gjithë kjo ishte bela që patjetër u desh të ndodhte dhe pastrim e forcim që nuk ka më të madhe se ajo.
Para tij u vra Zekerija a.s, u masakrua Jahja a.s, u internua Musai a.s, i dashuri i Zotit – Ibrahimi a.s u vu mbi zjarr:….edhe Imamët pësuan një gjë të tillë; Umeri iu mbulua në gjakun e tij, bënë atentat mbi othmanin, e therën me thikë Aliun,rrahën shpinat e Imamëve dhe u burgosën e u dënuan të mirët. Kjo pra është jeta dhe kështu e ka shijen.
“Po ju menduat se do të hyni në xhennet, pa u provuar edhe ju me shembullin e atyre që ishin para jush, të cilët i patën goditur skamjet e vuajtjet dhe qenë tronditur, saqë i dërguari thoshte,e me te edhe ata që kishin besuar:“Kur do të jetë ndihma e All-llahut ” ?! Ja (u erdhi ndihma) vërtet ndihma e All-llahut është afër”!(el – Bakare,214) Aid el Karni./Mesazhi/