Shifra tronditëse të priftërinjve pedofil

Sydney (AFP) – Shtatë për qind e priftërinjve katolikë akuzohen për abuzim të fëmijëve në Australi, në mesin e viteve 1950 dhe 2010. Akuzat janë publikuar sot pas një hetimi të gjatë lidhur me pedofilinë në kishë.

Gjithsej 4.444 incidente të dyshuara të pedofilisë janë raportuar ndaj autoriteteve kishtare në disa dioqeza, ndërsa kjo llogaritje njherr më shumë se 15 për qind të priftërinjve si pedofilë.

Mosha mesatare e viktimave në atë kohë ishte 10 për vajzat dhe 11 për djemtë.

Nga 1,880 priftërinjtë e dyshuar, 90 për qind ishin meshkuj.

 

Hetimi ka përfshirë edhe klerikun më të lartë të Australisë, George Pell, tani shefi i financave të Vatikanit, i cili është marrë në pyetje mbi marrëdhëniet e tij me priftërinjtë pedofil në shtetin Viktoria, në vitet 1970. /MESAZHI/