Rekord i ri i të prekurve me COVID është shënuar në Britani.
Autoritetet shëndetësore njoftuan se të shtunen u shënuan 54,674 të infektuar me Covid-19.
Kjo është një rritje tjetër nga 51,870 raste të reja të njoftuara një ditë më parë.
Rastet ditore të katër ditëve të fundit janë më të lartat e regjistruara që nga 15 janari.
Midis rasteve të reja është edhe Ministri i Shëndetësisë, Sajid Javid, por pa asnjë simptomë, ndërsa është vaksinuar që nga maji.
“Deri më tani simptomat i kam shumë të lehta”, u shpreh ai.
Britania të Shtunën regjistroi 41 vdekje nga 49 të premten. /tch