Shfaqja më e mirë që kam parë ndonjëherë!
✍: Charlie Chaplin
Komediani më i famshëm në historinë e kinemasë, thotë:
Kur isha i vogël, shkova me babanë për të parë një shfaqje në cirk, pritem gjatë në radhë për të marrë biletat, para nesh kishim një familje me gjashtë fëmijë, nënën dhe babin. Dukeshin të varfër me rrobat të vjetra, por të pastra.
Fëmijet ishin shumë të lumtur teksa po flisnin për cirkun dhe pasi u erdhi radha, babai i tyre ju afrua sportelit.
Kur sporteli i biletave i tregoi çmimin, babai belbëzoi dhe i pëshpëriti gruas së tij, me shenja sikleti në fytyrën e tij!
Me këtë rast, babai im nxori njëzet dollarë nga xhepi dhe i hodhi në tokë, pastaj u përkul dhe duke i vendosur dorën mbi supin e burrit i tha: Të kanë rënë paratë!
Burri e shikoi babain tim dhe i tha me lot në sy: Faleminderit, zotëri!
Pasi hynë, babai më tërhoqi për dore dhe ne u tërhoqëm nga radha, sepse ai kishte vetëm ato njëzet dollarët që i dha burrit!
Që nga ajo ditë jam krenare për babain tim, dhe ajo situatë ishte shfaqja më e bukur që kam parë ndonjëherë në jetën time, shumë më e bukur sesa shfaqje cirku që nuk e pash!..
____________
☑️ Kur një çift nuk e ngre zërin në fytyrë e njëri-tjetrit në prezencë të fëmijëve, atyre ju japin mësimin (shfaqjen) më të mirë për të ardhmen, edhe nëse nuk u japin leksion teorik mbi jetën bashkëshortore!
☑️ Bindja dhe respekti i juaj ndaj prindërve tuaj është një mësim (shfaqje) për fëmijët tuaj!
☑️ Vizita juaj te motra juaj është një mësim (shfaqje) e lidhjeve farefisnore për vajzën tuaj!
☑️ Kur e shoqëron djalin në xhami, i mëson rëndësinë e namazit me xhemat, edhe nëse nuk i mban asnjë leksion në shtëpi për rëndësinë e temës!
Adham Sharkawy
Nga: Hoxhë Halil Avdulli