Shfaqja Bordel Balkan

https://www.youtube.com/watch?v=nSSwMHcsDQo

Sokol Plakolli është aktor i Teatrit Kombëtar, i cili tash e disa ditë është në grevë për të kundërshtuar disa nga veprimet e TK. Plakolli ka kërkuar largimin e menjëhershëm të shfaqjes “Bordel Balkan” pasi sipas tij ajo fyen vlerat e luftës së UÇK-së, e poashtu ka kerkuar shkarkimin e Këshilltarëve të TK. Por kjo nuk është e para grevë e Plakollit. Muaj më pare ai ka mbajtur grevën e tij përpara Teatrit Kombëtar, për të kundërshtuar Bordin e TK-së, duke i quajtur të vjetëruar. Plakolli është ndër të paktët persona që ka qenë i përshktuar ndaj kauzes që ka nisur. Ai ka marrë mbeshtetje edhe në rrjetet sociale, por edhe nga koleget e tij aktorë.