Fenomeni qiellor shihet në shumë vende të botës
Një hënë e madhe rozë shkëlqeu mbi qiellin e Kilit. Në Santiago, hëna e plotë e Prillit ishte e dukshme. Fenomeni qiellor quhet “hëna rozë”, pasi shfaqet në Prill dhe është emërtuar sipas një bime amerikane, që lulëzon në Pranverë.
Hëna rozë do të shkëlqejë gjatë fundjavës dhe deri të hënën mund të jetë e dukshme në shumicën e pjesëve të botës.
Fenomeni qiellor shënon edhe kalendarin për festa të ndryshme fetare në mbarë globin.