Një ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Rrushkull të Durrësit, ku dy persona kanë mbetur të vdekur pasi janë qëlluar me thikë.
Nga të dhënat e para dyshohet se ngjarja ka nisur pas një konflikti për një vend parkimi, ku nga konflikti verbal kanë përfunduar në sherr me thika.
Policia bën të ditur se shtetasi Lulzim Qamo është gjetur i vdekur në vendin e ngjarjes pasi ishte qëlluar me thikë, ndërsa në spital ishin dërguar në gjendje të rëndë edhe dy shtetas të tjerë, të cilët ishin konfliktuar me viktimën; Yzedin Shallari, 60 vjeç dhe Eduard Xhaferri rreth 50 vjeç, transmeton Top Channel.
Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, shtetasi Yzedin Shallari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marrë me thikë dhe ka ndërruar jetë pak pasi kishte mbërritur në spital.