Foshnja e dytë që ishte prekur me Covid-19 në Kosovë është shëruar, njofton Klan Kosova.
Këtë e bëri të ditur për klankosova.tv Drejtori i Klinikës së Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci.
“Foshnja është liruar për në shtëpi tek prindërit e saj dhe është në gjendje të mirë shëndetësore” ka thënë Gojnovci.