Sherifi: Biden foli për demarkacionin në parim, premtimet e Thaçit, joserioze

Deputeti i NISMA për Kosovën në Kuvendin e Kosovës, Bilall Sherifi në Ballë për Ballë të Klan Kosovës ka thënë se vizita e nënpresidentit amerikan Joe Biden në vend është e një rëndësie të veçantë, pasi edhe një herë tjetër është konfirmuar mbështetja e SHBA-së për Kosovën.

Sa i përket çështjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, Sherifi ka deklaruar se Biden nuk ka kërkuar që dokumenti të miratohet se i tillë, por që procesi të kryhet, gjë të cilën është duke e kërkuar edhe opozita, njofton Klan Kosova.