Ballina Artikuj Sheriati islam, platformë juridike së cilës i është garantuar përjetësia

Sheriati islam, platformë juridike së cilës i është garantuar përjetësia

Një fenomen i pamohueshëm në kohën bashkëkohore duhet të pranohet që është qytetërimi dhe progresi material, të cilat kanë arritur shkallën më kulmore të zhvillimit dhe të progresit. Një nivel që për gjeneratat e kaluara ndoshta do të ishte edhe e paimagjinueshme se do të mund të ndodhte ndonjëherë në historinë njerëzore.
Ky zhvillim i paparaparë më herët lëkundi thellë pikëpamjet, ideologjitë dhe botëkuptimet e njerëzve rreth shumë gjërave që ata kishin formuar më parë; kjo u ngjau të gjithëve pa dallim feje, kulture a qytetërimi.
Shumë prej njerëzve menduan që me kalimin e kohës dhe me zhvillimin qytetërues, kulturor e teknologjik, që është evident në kohën bashkëkohore, sigurisht që do të bartnim barrë më të lehtë dhe do të liroheshim nga një pjesë e madhe e barriera ve që u sillnin kokëçarje gjeneratave të kaluara. Lehtësime të kësaj natyre edhe ndodhën, mirëpo s’ishte kjo e tëra ajo që do të na mjaftonte për të bërë një jetë edhe më të lumtur. Porse, ata që ishin më objektivë në vlerësimet e tyre u bindën se, gjithnjë e më shumë probleme e komplikime nga më të ndryshmet do të lindin e dalin në shesh para njeriut bashkëkohor, pavarësisht zhvillimet dhe ecuritë e ngjarjeve që zhvillohen në jetën e tij. Ishte relativisht i drejtë mendimi që zhvillimi e përparimi shkencor, teknologjik e material janë elemente që duhet të jenë faktorë rregullues e stabilizues në shoqëri, por jo rrallëherë ndodh që prej elementeve të tilla të pranoj më rezultate kontroverse nga ajo që ne e kemi pritur dhe aspiruar. Çështjet që janë subjekt i këtij shtjellimi, nuk kanë edhe shumë ndërlidhshmëri me zhvillimin material apo diçka të ngjashme, ato më tepër i takojnë sistemimit dhe rregullimit të jetës shoqërore e humane të njeriut.
Nisur nga fakti se njeriu është i krijuar për nga natyra të jetojë e të gjejë prehje në shoqëri, si i tillë ai ka mundësi t’i përmbushë nevojat e veta vetëm nëpërmjet bashkëjetesës në rreth shoqëror. Si individ nuk do të mund të përballej dot më kërkesat dhe sfidat që janë pjesë e pandashme e jetës njerëzore, po të mos jetonte në një rreth shoqëror me të cilin ka karaktere dhe identitet përafërsisht të njëjtë.
Në rrethana të këtilla, bashkëjetesa është e domosdoshme për llojin njerëzor. Mirëpo këtë bashkëjetesë njeriu ka nevojë ta sistemojë dhe ta rregullojë me ligje e zakone, të cilat do të përcaktonin të drejtat dhe obligimet e ndërsjella shoqërore.
Gjatë gjitha kohëve, njerëzit kanë bërë përpjekje që këto raporte të ndërsjella t’i rregullojnë e sistemojnë me ligje a zakone, të cilat do të ishin të respektueshme nga të gjithë anëtarët e shoqërisë. Por, njerëzit shpesh harronin që raportet ndërmjet tyre më së miri i rregullon Ai Që i krijoi dhe ishte i Mëshirshëm me ta. Harruan apo refuzuan qëllimisht që për problemet e tyre, zgjidhjen më të saktë dhe më të drejtë do ta gjejnë në Burimin e zgjidhjeve, Ligjin e Zotit, Ligjvënësit të Gjithëmëshirshëm.
Nga mëshira e Tij që kishte ndaj njeriut si lloj, krijimtarinë e të cilit Ai Vetë e për sosi, Allahu të drejtën e njeriut nuk e la peng të pasioneve dhe lakmive njerëzore, mirëpo për ta zbriti ligj dhe platformë juri dike, që, nëse do ta respektonin, Ai Vetë u garantoi lumturi e qetësi në këtë botë, ndërsa në Botën e ardhshme shpërblim të përjetshëm. Kjo është garanci e dhënë nga Krijuesi i të gjitha botëve, nga Allahu i Cili është i Plotfuqishëm që gjithsesi të përmbushë premtimin. Allahu në Kuranin fisnik na tregon që njeriu është gjithnjë nën përkujdesjen edhe kontrollin e Tij, ai nuk do të lihet në këtë botë duke u sjellë vërdallë, të veprojë çfarë të dojë, ndërsa në Botën tjetër gjithsesi do t’i nënshtrohet llogarisë para drejtësisë absolute. Allahu thotë:
“A mos mendon njeriu se do të lihet i harruar në vullnetin e tij (pa kurrfarë përgjegjësie)” (Sureja El-Kijame, 36).
Komentuesi i njohur i Kuranit, Ibn Ke thiri, në komentimin e këtij verseti thekson: ”Të lihet pa u ringjallur në Ditën e Kiametit… E të lihet pa u urdhëruar me disa gjëra dhe pa u ndaluar nga disa të tjera në këtë botë..”(1)
Andaj Sheriati islam është ligji dhe drejtësia e Allahut e dedikuar për njerëzit pa dallim. Ky ligj është artikuluar në Kuran dhe është jetësuar me Synetin e Muhamedit s.a.v.s., dy baza këto, mbi të cilat më pas u ndërtuan të gjitha bazat e tjera të së drejtës juridike islame, e që domosdoshmërisht i garantojnë atij përjetësinë, legjitimitetin dhe efikasitetin për çdo kohë dhe çdo vend.
Ligji i Zotit -Sheriati islam-, karakterizohet nga disa veçori që e dallojnë rrënjësisht nga çdo ligj tjetër njerëzor, dhe si të tillë kjo e bën atë të jetë më meritori që të respektohet. Ai është Ligj Hyjnor, burim i të cilit është Vetë Krijuesi i gjithësisë, i ruajtur nga çdo ndërhyrje apo modifikim njerëzor në thelbin e tij. Mirëpo, disa prej teksteve dhe fjalëve të Kuranit janë të formës të përgjithësuar dhe përmbajnë mundësinë e interpretimit dhe elaborimit të mirëfilltë nga ana e dijetarëve kompetentë, mirëpo kurrsesi që ta devijojnë objektivin që synohet nga ana e Ligjvënësit. Ai është gjithëpërfshirës i të gjitha aspekteve dhe fushave jetësore, duke kristalizuar kështu shumë bukur çdo çështje për të cilën ka nevojë njeriu.
Allahu, nëpërmjet këtij ligji, dëshiroi t’i rregullojë raportet krijesë-Krijues, segment i cili është detajizuar në fikhun islam në – kapitullin e ibadeteve-adhurimeve por jo vetëm kaq, ky ligj madje në formë të përkryer rregullon raportet edhe krijesë krijesë, e që shtjellohen në kapitullin e marrëdhënieve ndërnjerëzore.
Sheriati islam është ligji që synon të promovojë praktikisht drejtësinë absolute në mes njerëzve, gjë të cilën e dëshmon historia se e ka realizuar. Duke u munduar ta vë në pah këtë fenomen, dijetari i mirënjohur Ibn Kaj-jim-Zoti e mëshiroftë-, thotë: “Sheriati islam është i tëri drejtësi, mëshirë, mirësi, i tëri urtësi, dhe çdo çështje që kalon nga drejtësia në padrejtësi, nga mëshira në të kundërtën e saj (dhunë), nga mirësia-dobia në dëm, dhe nga urtësia në pakuptimësi, sigurisht që nuk është prej Sheriatit islam, edhe në qoftë se është infiltruar në të me anë të ndonjë interpretimi. Pra Sheriati është Drejtësia e Allahut në mes robërve të Tij dhe mëshira e Tij në mes krijesave të Tij.”(2)
Sistemi i së drejtës së Sheriatit është platformë juridike, e cila më së miri i promovoi dhe u kushtoi kujdes interesave të njerëzve, prandaj ligjësoi ligje për ruajtjen e tyre. Ai gjithashtu përkufizoi më së miri gjërat e dëmshme dhe vendosi ligje për evitimin e tyre.
Dijetari i njohur nga Andaluzia, Ebu Is’hak Esh-shatibijj, në librin e tij (El-Mu vafakat), që flet kryekëput për synimet dhe objektivat e Sheriatit islam, të cilat synon t’i realizojë tek njerëzit, vë theksin duke thënë: “Ligjet e Zotit janë vënë për interesat e njerëzve, për një të ardhme të afërt apo të largët bashkërisht (në këtë botë dhe në Ahiret). Dhe këtë e mbështesim mbi bazën e hulumtimit dhe studimit të dispozitave të Sheriatit, prandaj kemi konstatuar që ato janë vendosur për të mirën dhe interesin e robërve.”(3)
Po qe se bëjmë një qasje të drejtë hulumtuese në të gjitha platformat juridike të aplikuara më herët dhe në ato që aplikohen sot, vërejmë që ato kanë karakter të kufizuar, si në aspektin kohor, ashtu edhe në atë rajonal-vendor, dhe me dëshmitë e aty re që i kanë vendosur vetë ato ligje, theksojmë që disa të tilla mund të jenë efektive për një kohë dhe një vend të caktuar, por po ato i shohim se e humbin efikasitetin edhe vlefshmërinë për kohët në vijim apo vendet e tjera. Ato shpesh nuk mund të kursehen nga subjektivizmi, tendencat egoiste të një shtrese të caktuar, por ndodh që ato nganjëherë të përdoren edhe si mjet nga qarqet vendimmarrëse për të realizuar interesa të ngushtë, qoftë edhe në kurriz të pjesës dërrmuese të shoqërisë.
Mirëpo, çështja nuk qëndron kësisoj edhe me platformën juridike hyjnore, të zbritur nga Ligjvënësi i Gjithëdijshëm, ajo është rrënjësisht divergjente në këtë aspekt.
Kur Zoti xh.sh. zbriti Kuranin fisnik te Muhamedi s.a.v.s., synoi me këtë përmbylljen e misionit të shpalljeve dhe pejgamberëve deri në Ditën e Kiametit. Andaj, dispozitat dhe normat që bart ky libër dhe që i jetësoi Muhamedi s.a.v.s. së bashku me gjeneratën e tij të artë, paraqitën për njerëzimin dëshminë më të fuqishme se ajo ishte platforma juridike dhe tabloja ideale e realizimit të drejtësisë në mes njerëzve, dhe si e tillë është kompetente që të luajë të njëjtin rol për të gjithë brezat, pa dallim race, ngjyre, gjuhe apo vendi.
Allahu në Kuran tregon se Muhamedi s.a.v.s. është i dërguar tek të gjithë njerëzit, dhe misioni i tij ka karakter gjithëpërfshirës, Ai, në një citat kuranor, thotë: “Thuaj (Muhammed): “O ju njerëz! Unë jam i dërguari i All-llahut te të gjithë ju. All-llahut që vetëm i Tij është sundimi i qiejve e i tokës, s’ka të adhuruar tjetër përveç Tij; Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje…” (El-A’raf-158.)
Se Sheriati islam është prej modeleve dhe platformave juridike që meriton të merret për bazë dhe të përfitohet nga ai edhe në kohën tonë bashkëkohore, e dëshmojnë edhe një numër jo i vogël i juristëve botërorë jomyslimanë. Në një konferencë për “Të drejtën Ndërkombëtare”, mbajtur në Lahai të Holandës në vitin 1938, juristët perëndimorë të tubuar, patën vendosur që Sheriati islam të konsiderohej prej burimeve të ligjit të përgjithshëm, dhe se ai është një sistem i gjallë, elastik dhe pranon zhvillimin. Ai është një ligj autonom e i pavarur, nuk është marrë nga asnjë ligj tjetër”(4)
Më pas ata kishin sugjeruar që, meqë Sheriati islam posedon një elasticitet dhe vlerë të madhe, Asociacioni i Avokatëve Ndërkombëtarë, duhet të marrë përsipër që doemos të bëhet studimi i Sheriatit në mënyrë krahasuese …dhe të inkurajohen studentët për një gjë të tillë..”
Kur sjellim ndonjë dëshmi nga juristët jomyslimanë, nuk do të thotë që ne dyshojmë në efikasitetin e ligjit islam për aplikueshmëri në kohën moderne, por synojmë vetëm ta ilustrojmë atë që thamë me disa prej fjalëve të tyre, dhe jo diçka tjetër.
Është një karakteristikë që disa prej argumenteve kuranore apo ato të Synetit përmbajnë mundësinë e interpretimit alternativ, dhe ky ishte njëri prej faktorëve kyç pozitiv, që mundësoi dallime në mendime, për mënyrën e të argumentuarit me disa argumente sheriatike, dhe si rrjedhojë lindën edhe shkollat juridike islame, që, me elaborimet dhe divergjencat e tyre, vetëmsa pasuruan fikhun – të drejtën juridike islame. Është e njohur thënia e mëhershme, e cila, edhe pse nuk mund të këmbëngulim që është hadith nga Muhamedi s.a.v.s., megjithatë kuptimisht qëndron saktë. Dijetarët përsërisnin se “divergjencat (juridike) të Ymetit islam janë mëshirë-rahmet për ta”.
Prandaj divergjencat juridike duhet të kuptohen vetëm në këtë kontekst, pra të kuptohen se ato ishin mëshirë për pasuesit-Ymetin e Muhamedit s.a.v.s.e jo të me rren si pretekst për thellim të ndasive apo për dëshmim të superioritetit ndaj dikujt, siç do të mund t’i kuptojë ndonjëri. Ato dallime nuk ishin asnjëherë konceptuale, por secili prej dijetarëve a prijësve dhe pasuesve të medhhebeve synonte që të vinte në pah objektivin e Ligjvënësit me rrugën më të qartë dhe me metodat më efikase për rrethanat në të cilat jetonin. Dijetarët dha në pa dyshim kontributin e tyre gjatë gjithë kohëve, për kristalizimin e mirëfilltë të asaj që erdhi e përgjithësuar në dy burimet qenësore të Sheriatit islam-Kuranin dhe Synetin. Këtë amanet që e kishin marrë mbi supet e veta, ata e çuan në vend besnikërisht, kështu ndodhi në të kaluarën, dhe dashtë Zoti, do të jetë kësisoj edhe në të ardhmen.
Dijetarët-juristët e kuptuan qartë se do të ishte prej mëkateve të pafalshme sikur të lejonin që në shoqërinë islame të mbretërojë një vakuum ligjor-juridik,që njerëz it më pas t’u referoheshin burimeve të tjera jokredibile për të gjetur përgjigje për atë që nuk iu ofrua atyre nga njerëzit që ishin kompetentë ta kryenin atë mision. Dhe për këtë i gjejmë se ata ishin gjithherë në gatishmëri që për problemet me të cilat balla faqoheshin mylimanët, të gjenin zgjidhje dhe alternativë brenda kornizës dhe suaza ve të së lejuarës në Sheriatin islam. Ata e kuptuan fare mirë porosinë e Allahut të Lartëmadhërishëm. Në Kuran thuhet:
“…E përse nga çdo grumbull i tyre të mos shkojë një grup për t’u aftësuar në diturinë fetare, për ta mësuar popullin e vet kur të kthehet tek ata, në mënyrë që ata të kuptojnë (e të ruhen)”. (Et-Tevbe-122)
Porosi me të cilën kërkon Allahu xh.sh. që nga çdo shoqëri të jetë një ekip, i cili do të përkushtohej që të avancohej në dituri e që më pas ata t’i mjaftonin shoqërisë islame, për t’ua mësuar fenë e vërtetë, do t’u përgjigjeshin nevojave, dhe do të derdhin mundin që t’u ofronte atyre zgjidhje të drejta për problemet me të cilat përballen ata në çdo kohë dhe çdo rrethanë.
Nuk ishin dijetarët ata që i mbyllnin të gjitha rrugët përpara njerëzve, siç ka mundësi t’i ketë kuptuar ndokush ndonjëherë, përkundrazi ata ishin të kujdesshëm që të mbyllnin një rrugë që shpie kah e keqja, por në anën tjetër hapnin disa rrugë dhe alternativa që ishin më të dobishme dhe më frytdhënëse, por gjithnjë brenda suaza ve të së lejuarës.
Ky është madje edhe misioni me të cilin ata ngarkohen në çdo kohë dhe vend.
Islami posedon shtegdalje nga çdo situ atë a rrethanë e vështirë dhe e pazakontë, por jemi të obliguar që njerëzit t’i orientoj më në ato adresa dhe të mos lëmë hapësirë, të hapim rrugë që myslimanët të hulumtojnë për zgjidhje jashtë kornizës islame. Allahu na e lehtësoftë të kuptuarit dhe praktikimin e programit të Tij të për kryer.
__________________
Fusnotat:
1. Ibn Kethir “ Tefsirul Kuranil Adhim” Vëllimi i katërt, fq 2959, Darus-selam
2. I’alamul –Muvek-kiin – Ibnul -Kajimi
3. El-muvafekat -Esh-shatibi
4. El-Medhal li diraset esh-sheria el-islamijje Abdul Kerim Zejdan/fq-9.

Mr. Driton Arifi
Dituria Islame 222

Exit mobile version