Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), duke kundërshtuar supozimet e avokatit Tomë Gashi, thekson se e vërteta do të dali në raportet zyrtare, çdo prejudikim i tyre është i dëmshëm.
Sipas SHKK, deklarimet e avokatit Tomë Gashi se “gardianët e kanë ditur se Dehari ishte i vdekur”, prejudikon të gjeturat dhe raportet që priten të publikohen.
Ky është reagimi i plotë i Shërbimit Korrektues i Kosovës (SHKK):
SHKK thekson se e vërteta do të dali në raportet zyrtare, çdo prejudikim i tyre është i dëmshëm. Deklarimet e avokatit Tomë Gashi se “gardianët e kanë ditur se Dehari ishte i vdekur”, prejudikon të gjeturat dhe raportet që priten të publikohen.
Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka besim të plotë se organet hetuese dhe Prokuroria do të publikojnë raportet zyrtare rreth rastit, andaj çdo prejudikim i tyre, i sjell dëm të vërtetës rreth rastit tragjik, familjes së të ndjerit dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Në pajtim me të gjeturat, SHKK do të ndërmarrë masat adekuate në pajtim me ligjin,ndaj cilitdo që ka shkelur rregulloret e brendshme dhe ligjet në fuqi.
Shërbimi Korrektues i Kosovës, është institucion profesional, i paanshëm në funksion të zbatimit të ligjit.
Çdo pjesëtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës, para se të angazhohet në këtë shërbim, kalon me sukses trajnime, aftësime dhe prova që dëshmojnë profesionalizmin, cilësinë dhe shërbimin në pajtim me urdhëresat e brendshme dhe ligjet në fuqi.