Sheqeri në gjak është një armik shumë tinëzar për shëndetin. Nivelet e tij ndikohen jo vetëm nga ushqyerja por edhe nga dobësimi i imunitetit dhe stresi.
Në matjen e nivelit të sheqerit në gjak, ajo që ka rëndësi, është trendi dhe jo vetëm një tregues pas një matje të vetme. Në këtë artikull do të mësoni për mënyrat se si mund të ulni sheqerin në gjak kur nivelet e tij janë të larta.
Matja Duhet Bërë Para Ngrënies Dhe 2 Orë Më Pas
Për të pasur një ide më të qartë, niveli i sheqerit në gjak duhet matur para ngrënies dhe 2 orë më pas. Në këtë mënyrë do të kuptoni nëse ushqimi është ai që rrit nivelin e sheqerit ose jo. E rëndësishme është që të kuptohet nëse niveli i lartë i sheqerit në gjak është një rast i izoluar apo i vazhdueshëm dhe shqetësues. Nëse ju e matni çdo ditë në mëngjës dhe treguesi është i lartë, kjo do të thotë se mëlçia prodhon më shumë sheqer gjatë natës dhe ka nevojë për medikamente.
Bëni Disa Ndryshime Të Vogla
Nëse jeni të shqetësuar për nivelet e larta të sheqerit në gjak, përpiquni të kryeni më shumë aktivitet fizik dhe të kufizoni karbohidratet. Niveli i lartë i sheqerit në gjak nuk do të thotë domosdoshmërisht se ka nevojë për ndryshime madhore. Ndryshimet mund të bëhen në ushqyerje me këshillën e mjekut. Buka dhe lëngu i portokallit janë dy produkte që e rrisin menjëherë sheqerin në gjak.
Kujdes Me Stresin
Siç e thamë edhe më lart, ushqyerja nuk është i vetmi faktor në nivelin e lartë të sheqerit në gjak. Stresi luan një rol të rëndësishëm gjithashtu. Ndaj është shumë e rëndësishme që të qetësoheni, të zgjidhni situatat stresuese që të shmangni nivelet e rritura të sheqerit në gjak.