Shënohet viktima e tretë nga koronavirusi në Maqedoninë Veriore

​Shënohet viktima e tretë nga Virusi Korona në Maqedoninë Veriore. Gruaja nga fshati Ballancë e Qendër Zhupës ndërroi jetë pasditen e së mërkurës. Pacientja tani më e ndjerë Alije Mustafa ishte e para e prekur në atë zonë, e cila së bashku më bashkëshortin e saj të infektuar ishin kthyer nga Italia.