Një burrë ka vdekur dhe 10 të tjerë janë plagosur pasi një sulmues i shkeli me kamion besimtarët mysliman që po dilnin nga një xhami në Londër.
Furgoni goditi njerëzit që ishin mbledhur në trotuar në orët e para pas mesnatës, ndërsa sulmuesi 48-vjeçar është arrestuar.
Sekretari i Shtetit Amber Rudd tha se policia po e trajton sulmin si “akt terrorist”.
Dëshmitari okular Abdul Rahman tha se shoferi tha se donte “të vriste të gjithë muslimanët”.
Rahman i tha BBC se ai dhe besimtarët e tjerë e goditën sulmuesin derisa e neutralizuan.
Sulmuesi kishte bërtitur “dua të ju vras të gjithë juve muslimanëve”. Ky nuk është incidenti i parë i këtillë në vend. /MESAZHI/