Këshilli Organizativ për shënimin e 30 Gushtit – Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur organizon aktivitete për shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur.
Duke filluar nga ora 10:00, vendosja e luleve te ‘Përmendorja dedikuar personave të zhdukur’ përballë Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Ndersa nga ora 10:30 ‘Ecja e përbashkët’ nga ‘Përmendorja’ deri në sheshin ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’, ku do të përcjellën edhe mesazhet dhe kërkesat nga familjarët e pranishëm.