Infeksione kronike ndërlidhen me shumë sëmundje, duke filluar nga artriti, Alzheimer-i e deri te diabeti dhe humbja e flokëve. Kjo është një sëmundje që nuk dallohet, pos nëse e bindni mjekun për analiza. Simptomat në vijim janë të lidhura ngushtë me infeksionin kronik
JENI NË DEPRESION
Jo të gjitha llojet e depresionit shkaktohen nga infeksionet. Disa nga mjekët besojnë se infeksioni mund të jetë shkas për gjendjen e depresionit. Në bazë të studimeve, është vërtetuar se edhe inflamacioni më i parëndësishëm mund ta shkaktojë rrezikun për depresion.
JU DHEMB LUKTHI SHPESH
Simptomat e zakonshme janë diarreja e shpeshtë, dhimbje, ngërçe në abdomen, që shkaktojnë dhimbje konstante në lukth. Ekspertët besojnë se infeksionet kronike shkaktojnë edhe problem tjera, jotolerancën ndaj glutenit, zorrët e irrituara.
GJITHMONË JENI TË LODHUR
Gjithmonë jeni të lodhur sepse punoni shumë, flini pak dhe kujdeseni për shumë gjëra, shtëpinë, fëmijët. Por, gjithmonë jeni të lodhur edhe kur mendoni për këto gjëra, ju humb vetëdija edhe atëherë kur keni fjetur mjaftueshëm, ndoshta fajtor është infeksioni kronik. Mjekët besojnë se rreth 15 për qind e popullatës vuajnë nga kjo gjendje.