Përgjatë viteve mund t’iu thuhet që të konsumoni më shumë kalium për balancimin e presionit tuaj të gjakut, për shkak të veshkave ose rregullimit të metabolizmit.
Ju gjithashtu mund të keni dëgjuar se kaliumi është një mineral esencial për shëndetin e plotë të trupit, por pak nga ne dimë se si të merrni dozën e përditshme të rekomanduar të kaliumit përmes ushqimeve të pasura me lëndë ushqyese.
Përfitimet potenciale të kaliumit
Kaliumi kërkohet për funksionimin e disa organeve, përfshirë zemrën, veshkave, trurit dhe indeve muskulare. Është minerali i tretë më i bollshëm në trupin e njeriut dhe është një element i fuqishëm në përmirësimin e shëndetit.
7 simptomat e mungesës së kaliumit
Një dietë e mangët në kalium mund të çojë në simptoma të tilla siç janë: lodhja, plogështia në muskuj, reflekse inaktive, rrahje zemre jonormale, dridhje të zemrës, anemi dhe dhimbjet e rënda të kokës.
Megjithatë, për ta plotësuar këtë mangësi, juve do iu duhet të merrni patate të ëmbla, spinaq, salmon, avokado, banane, ujë kokosi etj.