Ballina Jeta Shëndetësi Shenjat që tregojnë se keni probleme me mushkëritë

Shenjat që tregojnë se keni probleme me mushkëritë

Në kohën e sotshme, ajri i pastër është duke u bërë një resurs i rrallë, që do të thotë se, më shumë se kurrë më parë, duhet t’iu kushtojmë rëndësi mushkërive tona dhe shenjave që ato na dërgojnë kur diçka nuk është në rregull.

Del se disa nga këto shenja lehtë injorohen nga njerëzit, por nëse iu kushtoni vëmendje, ndoshta mund t’jua shpëtojnë jetën. Ne vendosëm t’ju tregojmë disa nga simptomat që tregojnë se keni nevojë për ajër të freskët, për të pasur mushkëri të shëndetshme.

Edhe pse konsiderohet simptomë e rrallë, dhimbja në shpinë, kraharor dhe gjoks mund të tregojë fillimin e kancerit në mushkëri, dhe nëse zbulohet në fazat e hershme, mund të shërohet. Nëse kjo dhimbje është më e fortë dhe zgjatë më shumë se dhimbja e zakonshme e shpinës, ose nëse e përjetoni shpesh, të shkoni tek mjeku është një ide shumë e mirë.

Kolla

Kolla mund të tregojë diçka të thjeshtë, si ftohje, por mund të jetë edhe shenjë e ndonjë sëmundjeje kronike, prandaj është e rëndësishme të dini të dalloni llojet e kollit. Kolla akut dhe gjysmë-akut mund të jetë shenjë e kancerit në mushkëri, sidomos nëse shoqërohet me simptoma të tjera si kollitje me gjak.

Shkurtimi i frymëmarrjes

Shkurtimi i frymëmarrjes më së shpeshti shkaktohet nga zemra ose gjendja e mushkërive, si astma dhe alergjitë. Nëse po e përjetoni këtë, është mirë që ta ndërroni ambientin dhe të dilni pak nga qyteti dhe të largoheni nga rutina e punës. Sigurohuni që të kontaktoni mjekun tuaj nëse po përjetoni shkurtim të frymëmarrjes shumë shpesh.

Sy dhe lëkurë të verdhë

Kjo simptomë injorohet lehtë nga njerëzit, por është shumë e rëndësishme sepse mund të jetë shenjë e qartë e problemeve në mëlçi që mund të shkaktohen nga kanceri në mushkëri. Verdhëza është një kusht shëndetësor që e bën lëkurën të verdhë. Ajo prekë edhe pjesën e bardhë të syrit, duke e shndërruar atë në ngjyrë të verdhë të lehtë.

Mungesa e energjisë

Të gjithë ndjehemi të lodhur nganjëherë, kjo është normale. Mungesa e gjumit dhe stresi mund të jenë shkaktarë të lodhjes tuaj, por nëse po ndjeheni të lodhur vazhdimisht në mënyrë jonormale, kulla nuk ju largohet dhe keni humbje të apetitit, atëherë mund të jetë diçka serioze. Ne ju këshillojmë që të konsultoheni me ndonjë mjek, nëse mendoni se i keni vazhdimisht simptomat që i prekëm.

Exit mobile version