Dehidratimi është një simptomë e thjeshtë e njerëzve të cilët nuk marrin mjaftueshëm lëngje për të ushqyer trupin e tyre.
Uji përbën 60-80% të të gjithë organizmit ndaj kjo substancë është shumë e rëndësishme për të mbajtur një balancë të shëndetshme të organizmit.
Ekspertët rekomandojnë të konusmoni të paktën 8 gota ujë në ditë, por lëngjet mund t’i merrni edhe nga ushqime të ndryshme.
E gjitha kjo për të mbajtur larg dehidratimin e trupit që mund të kthehet në një gjendje kronike dhe të ndikojë në jetën tuaj pa e kuptuar.
Shenjat e kësaj mungese jo gjithnjë janë të dukshme madje ndonjëherë mund t’ju konfuzojnë për ndonjë sëmundje apo problem tjetër.
Dhimbjet e kokës
Nëse ndjeni se koka juaj dhemb apo pulson kjo mund të jetë një tregues i qartë i mungesës së ujit.Kur nuk merrni mjaftueshëm lëngje, trupit i mungojnë minerale si sodium dhe kaliumi të cilat më pas çojnë në disa reaksione të pakëndëshme të trurit.
Sa më shumë ujë apo lëgje të humbisni aq më shumë do të shtohet dhimbja e kokës, pasi niveli i oksigjenit në gjak bie dhe truri nuk mund të kryejë të gjitha funksionet e tij.
Probleme me zorrët
Kur mungon uji në organizëm, ushqimi e ka më të vështirë të lëvizë dhe të tretet.
Kështu do të keni probleme edhe me zorrët ku ushqimi nuk do të jetë në gjendje të lëvizë normalisht.
Keni marramendje
Mungesa e oksigjenit në trup, pra e ujit do ju shkaktojë marramendje në pjesën më të madhe të kohës.
Një nga shenjat e para të dehidratimit të trupit është marramendja pasi ngriheni menjëherë në këmbë.
Uria e tepërt
Shenjat e hershme të mungesës së ujit mund të vihen re edhe tek uria e tepërt.
Nëse keni konsumuar shumë ushqim dhe sërish e gjeni veten duke kërkuar për më shumë ushqim atëherë kontrolloni sasinë e ujit që merrni.
Nepsi i tepërt në këto raste vjen zakonisht për ushqime që përmbajnë lëng siç janë frutat.
Në vend të kësaj konsumoni një gotë me ujë të freskët.
Flini shumë gjumë
Uji rregullon presionin e gjakut dhe e normalizon atë, ndaj nëse ndiheni shumë të lodhur shkak mund të jetë pikërisht kjo mungesë.
Kur pini pak ujë presioni i gjakut bie duke e qetësuar më shumë nga sa duhet trupin tuaj e duke e mbajtur të lodhur e thuajse në gjendje gjumi gjatë gjithë kohës.
Keni vapë
Trupit i duhet uji për të rregulluar temperaturën e brendëshme të tij.
Kjo është arsyeja përse djesrisim kur temperature e trupit tonë ngrihet, por kur keni mungesë uji ky proces nuk mund të kryhet.
Pra sa më pak të djersisni aq më shumë vapë do të ndjeni pasi trupi nuk mund të rregullojë temperaturën e brendëshme të tij.
Tharja e gojës
Fryrja e gjuhës dhe tharja e gojës treogjnë se keni nevojë urgjente për ujë.
Prandaj filloni konsumoni pak nga pak disa gota uji.
Dhimbjet e muskujve
Kur në trup mungojnë elektrolitet dhe mineralet do të ndjeni dhimbje dhe spazma të muskujve.
Hidratimi është një nga mënyrat më të mira për ta larguar këtë problem.
Probleme me lëkurën
Tashmë dihet që lëkura e mir kërkon hidratim të mirë dhe kjo nuk mund të fillojë vetëm nga jashtë, por edhe nga ajo çfarë fusni brenda trupit tuaj.
Nëse ndjeni ndryshime në lëkurë dhe e ndjeni atë të tërhequr e të thatë filloni dhe hidratohuni pak nga pak në mënyrë që të mos e trondisni trupin tuaj.