Organizata “Human Care” ka realizuar aktivitete në kuadër të projektit “Vetëdijesimi i grave rreth kancerit të gjirit dhe teknikave të vetëkontrollimit” dhe “Edukimi i mbajtjes së higjienës trupore dhe orale” tek fëmijët me klasë të përziera me komunitete në Komunën e Fushë Kosovës”.
Përmes këtijë projekti synohet të rritet vetëdija tek fëmijët për rëndësinë e mbajtjes së higjinës orale dhe trupore.
Në bazë të hulumtimeve të bëra në Kosovë, del se fëmijët nga mosha 6 deri në 14 vjeç, kanë pesë deri në gjashtë dhëmbë të prishur, kanë deklaruar stomatologët.
Projekti u financua nga Komuna e Fushë Kosovës, Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe Organizata “Human Care” e cila është edhe implementuese e projektit.