Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Shembet një rrokaqiell në Teheran pas zjarrit

Shembet një rrokaqiell në Teheran pas zjarrit

Një rrokaqiell në kryeqytetin e Iranit, Teheran sot u shemb pasi ishte përfshirë nga zjarri, raporton Anadolu Agency (AA).

Ende nuk ka informacione nëse ka të bllokuar nën rrënojat.

Më herët, agjencia iraniane e lajmeve IRNA njoftoi se të paktën 38 persona janë plagosur, pasi zjarri përfshiu rrokaqiellin 17 katësh.

Në ndërtesën e ndërtuar 50 vjet më parë, zjarrin e shuan shumë ekipe zjarrfikëse, para se ndërtesa të shembej.

Sipas policisë, në ndërtesë në katin e parë ishte vendosur një qendër tregtare

Exit mobile version