Një rrokaqiell në kryeqytetin e Iranit, Teheran sot u shemb pasi ishte përfshirë nga zjarri, raporton Anadolu Agency (AA).
Ende nuk ka informacione nëse ka të bllokuar nën rrënojat.
Më herët, agjencia iraniane e lajmeve IRNA njoftoi se të paktën 38 persona janë plagosur, pasi zjarri përfshiu rrokaqiellin 17 katësh.
Në ndërtesën e ndërtuar 50 vjet më parë, zjarrin e shuan shumë ekipe zjarrfikëse, para se ndërtesa të shembej.
Sipas policisë, në ndërtesë në katin e parë ishte vendosur një qendër tregtare