Shëmbëlltyra e Pejgamberit s.a.v.s. në mileniumin e tretë

Dr. Bashkim Aliu

Shëmbëlltyra e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka qenë figura qëndrore jo vetëm në historiografinë islame, por edhe në atë botërore në përgjithësi.

Kjo, ngase rrezet e misionit të pejgamberit të fundit të Allahut xh.sh., shkëlqyen në mbarë botën, e shkrinë akullin e injorancës, arrogances dhe nëpërkëmbjes së nderit e dinjitetit njerëzorë i cili e kishte bllokuar tërë botën.

Por, jo vetëm kaq, mesazhi i Pejgamberit të fundit, Muhamedit sal-lallahu alejhi ve sel-lem, do të jetë vazhdimisht burim i fuqisë dhe inspirimit të lëvizjes së forcave progressive drejt luftimit të së keqes dhe dukurive negative të karaktereve të ndryshme që do të paraqiten kohë pas kohe në rruzullin tokësor dhe që do ta preokupojnë shoqërinë njerëzore, gjegjësisht e gjithë kjo konfirmon se shembëlltyra e pejgamberit të fundit do të jetë prezente, edhe atë me të madhe, edhe në këtë millennium, sepse virusi i së keqes vazhdon të shkaktojë epidemi të rrezikshme për njeriun bashkëkohor.

Krahas penave të Islamit, që nuk diskutohet, edhe penat e publicistëve, ideologyëve, filozofëve, shkencetarëve e intelektualëve të ndryshëm jo muslimanë në përgjithësi, nuk do të mund të ndalen as në këtë milenium pa thurrur fjalë miradie për këtë figure markante që la gjurmë të thella në historinë e njerëzimit.Ai edhe më tutje do të vazhdojë të paraqesë frymëzim për shumë intelektualë të huaj të cilët gjurmojnë pas të vërtetës dhe të cilët realisht dhe objektivisht i vlerësojnë sendet.

Shembëlltyra e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem, do të jetë prezente edhe në këtë milenium, sepse mesazhi dhe personaliteti i tij cilësohet me nji varg veçorish që ia sigurojnë këtë positë të lartë, e që ne do të kishim theksuar si vijon:

1- REFORMA:

Mesazhi dhe personaliteti i Pejgamberit të fundit, Muhamedit sal-lallahu alejhi ve sel-lem, karakterizoheshin apriori me fitoren, gjegjësisht me ardhjen e tij i dërguar i Zotit në botë.

Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem bëri reforma rrënjësore në shoqërinë njerëzore, edhe atë jo vetëm për kohën dhe vendin ku u dërgua, por reformat e tij do të jenë valide për tërë kohërat dhe vendet.

Kjo, ngase Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem bëri ndryshime në metodologjinë e të menduarit dhe të gjykuarit, gjë që do të paraqesë tharm të reformave dhe ndryshimeve në çdo kohë.

Prej njeriut që ishte mësuar vetëm të imitojë doke e mite në mënyrë të verbër, u formua personaliteti kritik i cili kërkon logjikshmërinë e një besimi dhe arsyen e dogmave që imponohen.

Prej personalitetit i cili përkulej para çdo fenomeni dhe objekti të hyjnyzuar, formohet personaliteti kritik i cili qanë e qeshë në të njejtën kohë kur i kujtohet se çfarë absurdi ka bërë me përkuljen para gurëve e zotrave të sajuar prej ushqimeve të cilat paraqitnin burim furnizimi në rast skamjeje e thatësie.

Me një fjalë, mesazhi i tij e grushtoi logjikën e imponimit dhe imitimit absolute, që paraqiste parim themelor të mentalitetit të njeriut të xhahilijetit, edhe atë jo vetëm në Arabi, por edhe më gjërë.

Rruga e njejtë tentohet të trasohet edhe sot nga fuqitë e mëdha, të cilat duke dominuar mbi popujt tjerë në të gjitha fushat, edhe atë:ekonomike, politike, informative, etj, tentojnë t’ua imponojnë gjeneratave të reja maksimën se çdo gjë që vjen prej perendimi, është formulë e shpëtimit, pa mos u dhënë rast të mendojnë rreth saj, por zgjidhje të vetme kanë imitimin, me apo pa dëshirë.Normalisht, sot adhurimi nuk nënkupton atë formë klasike të ritualeve të besimit, por imponohet nënshtrimi formave të caktuara të jetesës, bontonit dhe stilit të sjelljes, etj.

Metodologjia reformuese e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem, popujve dhe individëve u len terren të mendojnë rreth fenomeneve dhe proceseve larg logjikës së imponimit, e me këtë konfirmon se i respekton veçoritë e tyre kulturore dhe aftësinë e tyre për të qenë subjekt i barabartë me të tjerët në formësimin e rendit botërorë.

2-INTERNACIONALIZMI:

Mesazhi i Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem, nuk është i kufizuar në kohë dhe vend, por ai i ka tejkaluar të gjitha këto bariera e kufij.

Për atë, duke e shikuar shoqërinë e pare të Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem, e shohim botën në minijaturë, me racat dhe nacionalitetet e ndryshme:Bilalli përfaqëson Afrikën dhe racën e zezë, Selmani përfaqëson Persinë dhe civilizimet e vjetra, Suhejbi përfaqëson Evropën dhe popujt ne saj.

Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem me thëniet e tij i bëri me dije mbarë opinionit botërorë, se nuk është i dërguar vetëm për arabët, por ai u dërgua me nji concept të ri të rregullimit botëror:lidhja në mes njerëzve në bazë të besimit dhe bindjes, gjegjësisht idealeve të përbashkëta, si dhe respektimin e qenies njerëzore si krijesë e Allahut të Madhërishëm, pa marrë parasyshë përkatësinë e tij fetare.Për këtë edhe thoshte:”Nuk ka dallim në mes arabit dhe jo arabit, të bardhit e të ziut (në aspektin e gjenezës dhe të races), por vetëm se me devotshmëri”.Poashtu, thoshte:”Jam I dërguar për çdo race”.

Në një rast, kur Ebu Dherri, një shok i shquar i Pejgamberit të Allahut, pati një zënkë me Bilallin, shokun tjetër të njohur të Pejgamberit të Allahut, i cili qe muezzin i tij dhe i cili ishte Afrikan, i dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem i tha Ebu Dherrit:”Ti je njeri i cili vazhdon t’ë ketë një doze injorance”.Këtë ia tha, sepse Ebu Dherri e nënçmoi Bilallin duke i thënë se ti je bir i një zezake.

Kthimi në parimet e idealeve dhe të gjykuarit sipas tyre, janë kërkesa bazë të shoqërisë bashkëkohore, e cila, e zhytur në rendin e ri botërorë, u zhgënjye rendë nga promotorët e motos “nuk kemi miq dhe armiq të përhershëm, por kemi interese të përhershme”, e të cilët në fakt nuk synonin asnjë afrim të të gjithëve nën ombrellën e vlerave të përbashkëta, por thjesht, formimin e blloqeve dhe sistemeve me karakter ndërkombëtar, të cilat do t’ua lehtësojnë atyre shfrytëzimin e resurseve të popujve dhe të mirave të tyre.

3-KOMUNIKIMI:

Fundi i shekullit të kaluar dhe fillimi i këtij shekulli, lirisht mund të thuhet, kanë kaluar në shenjë të përsosjes së komunikimit mes njerëzve, gjegjësisht, është konsideruar i suksesshëm ai i cili e ka përvetësuar mjeshtërinë e të komunikuarit, sepse sikur që thonë, bota është shndërruar në një fshat të vogël si rezultat i revolucionit të mjeteve të komunikimit.

Andaj, edhe ky shekull, bile edhe ky millennium, do të kërkojë prej njerëzve që sa më tepër ta përkryejnë artin e të komunikuarit, që në këtë mënyrë të mundin të venë ura miqësie dh emirëkuptimi mes vete.

Duke u nisur nga ajo që thamë për këtë shekull, me plotë të drejtë konstatojmë se shembëlltyra e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem, do të jetë kyçe edhe në këtë millennium-këtu aludoj në taborrin jo Islam, sepse për muslimanin ndjekja e tij është prej besimit- sepse Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem na mësoi praktikisht sit a përkryejmë këtë art të rendësishëm për kohën tone.

Që para katërmbëdhjetë shekujve Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem sinjalizoi me veprimet e tij në rendësinë e të komunikuarit si metodë e kulturuar dhe progressive e plasimit të ideve dhe vënies së raporteve miqësore e urave të mirëkuptimit mes njerëzve.

Me këtë rast, do t’i veçojmë vetëm dy raste që të na shërbejnë vetëm për ilustrim:

a) Korrespodencat me burrështetasit:

Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem mori një hap të madh, i cili për në atë kohë paraqiste presedan të llojit të vet.Ai iu drejtua me shkresë figurave më eminente të politikës botërore të asaj kohe, ku i thërriste në dialog dhe bashkëpunim, si dhe mirëkuptim për misionin e tij.I thërriste që t’i bashkangjiten iniciativës së re të cilës i printe ai, për thyerjen e barrierave mes njerëzve, për lirimin e njeriut nga ankthi i besimeve të kota dhe imitimet e verbëta, për të kontribuar për të mirën e mbarë shoqërisë njerëzore dhe luftimin e të gjitha formave të nëpërkëmbjes së dinjitetit njerëzorë.

Rendi i ri botërorë i ndërtuar mbi parime të shëndosha të besimit, etikës, politikës, ekonomisë dhe shoqërisë, ishte mesazhi themelor dhe programi islam për ardhmërinë e botës dhe llojit njerëzor në përgjithësi.Ai paraqiti opcion të qartë të shpëtimit dhe mëkëmbjes së llojit njerëzor dhe sigurimit të ardhmërisë së tij;

b)Përgatitja e shokëve të vet:

Një prej ndodhive të rendësishme nga jeta e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem, e që në fakt manifeston vëmendjen e tij dhe kujdesin e madh ndaj çështjes së komunikimit me njerëz dhe raporteve positive me pale të ndryshme, është edhe urdhërimi i tij disa shokë të vet, sahabe, që ta mësojnë shkrim-leximin hebrejisht.

Vetë fakti se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem barti mission me karakter ndërkombëtar dhe se ishte mjaftë i interesuar që t’u drejtohet njerëzve q’ flisnin gjuhë të ndryshme, mbështet konstatimin se prej sahabeve të Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem, pati që mësuan edhe gjuhë tjera të cilat atëbotë ishin zyrtare në arenën ndërkombëtare.

Andaj, jo vetëm muslimanët që i besojnë atij, por edhe ata që nuk i besojnë atij, kanë çka të mësojnë nga jeta e tij, dhe ka pse të qëndrojë shembëlltyra e tij prezente edhe në këtë millennium në mesin e tyre.

4-MBROJTJA E IDENTITETIT NJERËZOR:

Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem i luftoi energjikisht të gjitha tentimet për vlerësimin e një race ose populli mbi një tjetër, por i bëri me dije njerëzimit se në aspektin e prejardhjes, njerëzit janë të barabartë si dhëmbët e krëhërit, dhe pohoi se nuk ka dallim në mes arabit dhe jo arabit, të bardhit e të ziut, pasanikut e të varfërit, etj.Pra, Pejgamberi i Allahut që atëherë e ka luftuar energjikisht sëmundjen e cila sot e kësaj dite e mundon njerëzimin-racizmin.

Fakti se fuqia më e madhe botërore e kësaj kohe, SHBA-të nuk pranojnë shumë gjyqe ndërkombëtare dhe nuk nënshkruajnë shumë marrëveshje të karakterit ndërkombëtarë, të jep të kuptosh se mu ata janë promotorë të idesë së popullit të dalluar dhe të zgjedhur në mileniumin e tretë, gjë që në të kaluarën ka qenë tipar i hebrejve.

Për këtë, njeriu i mileniumit të tretë do ta shohë në shembëlltyrën e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem shpëtuesin e njerëzimit nga nga humnera e nënçmimit të dinjitetit njerëzor dhe nga mëkati i dallimit të njerëzve.

Dr. Bashkim Aliu