Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Shefja e diplomacisë gjermane akuzon Rusinë për kryerjen e “sul’meve hibride” ndaj...

Shefja e diplomacisë gjermane akuzon Rusinë për kryerjen e “sul’meve hibride” ndaj shteteve baltike

Ministrja e Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka akuzuar Rusinë për kryerjen e “sulmeve hibride” në tre shtetet baltike përgjatë kufirit të saj lindor, transmeton Anadolu.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për media në Berlin me homologen e saj letoneze, Baiba Braze, ministrja gjermane tha se Gjermania dhe aleatët e saj perëndimor do të forcojnë solidaritetin e tyre me vendet baltike përballë kërcënimeve në rritje nga Rusia, përkatësisht me Lituaninë, Letoninë dhe Estoninë.

“Tani jemi dëshmitarë se shtetet baltike dhe zona e Balltikut janë bërë fokus të luftës hibride ruse. Vështirë se kalon një javë pa dëgjuar për më shumë ndërhyrje GPS në trafikun ajror apo një rrjet të ri dezinformimi që po zbulohet”, tha Baerbock.

Duke theksuar se Gjermania dhe aleatët e saj perëndimorë kanë rritur së fundmi praninë e tyre ushtarake në rajon, Baerbock premtoi se do të vazhdojnë të marrin të gjitha masat për të forcuar mbrojtjen dhe parandalimin në rajonin e Balltikut.

“Është e rëndësishme që ta bëjmë të qartë herë pas here dhe do të doja ta them këtë sot në mënyrë eksplicite, se nuk jeni vetëm. Siguria e shteteve baltike dhe në fund të fundit siguria e Letonisë, është gjithashtu siguria jonë”, tha Baerbock.

“Kufiri me Rusinë nuk është vetëm një kufi baltik apo finlandez, ai është një kufi i përbashkët për anëtarët e NATO-s dhe BE-së”, shtoi ajo.

Ajo theksoi se “ne do të mbrojmë çdo centimetër katror të territorit tonë të aleancës, nuk do të frikësohemi nga Rusia, por do të mbrojmë territorin tonë të aleancës me unitet dhe vendosmëri, duke mbajtur një kokë të ftohtë”.

Exit mobile version