Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka mbërritur në Rripin e Gazës i cili ndodhet nën bllokadën e Izraelit për të vëzhguar në vend situatën njerëzore.
Guterres i cili ka ardhur në Gaza në kuadër të vizitës së parë të zhvilluar në rajon pas ardhjes në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. Guterres për shkak se “nuk ka dhënë përgjigje pozitive për takim” është protestuar nga të afërmit e të arrestuarve palestinezë të cilët ndodheshin në pritje në pikën kufitare gjatë kalimit të tij.
Banorët e Gazës duke mbajtur në duar pankarta me mbishkrimet “Çfarë prisni më, fëmijët tanë po përballen me vdekjen në burgjet izraelite?” ata kanë kërkuar që OKB-ja të kalojë në veprim për lirimin e të burgosurve.
Fayize Ebu Kumbuz nëna e palestinezit të burgosurit Maxhid të cilin Izraeli e ka dënuar me 19 vite, në një deklaratë në emër të protestuesve tha se “Jemi mbledhur këtu për të protestuar politikën diskriminuese të Sekretarit të Përgjithshëm. Sekretari i Përgjithshëm ka refuzuar të takohet me ne ndërkohë që ai është takuar me familjet e ushtarëve izraelitë të cilët janë marrë peng nga grupet e rezistencës në Gaza”.
Ndër të tjera Ebu Kumbuz tha se të burgosurit palestinezë në burgjet izraelite përballen me shkelje serioze dhe se ajo vetë ka më shumë se një vit që nuk mund të vizitojë djalin e saj.
Abdullah Kandil drejtori i Shoqatës Vaid i cili ka organizuar edhe protestën, kritikoi refuzimin e Guterres për t’u takuar me familjet palestineze.
“Sekretari Guterres nuk ka pranuar të takohet me familjarët e të burgosurve palestinezë në Rripin e Gazës. Ai ka ardhur me tanke dhe ka zhvilluar një takim të gjatë me familjarët e ushtarëve izraelitë të cilët mbahen peng nga grupet e rezistencës”, tha Kandil.
Në kuadër të vizitës pritet që Guterres të vizitojë një shkollë e cila është e lidhur me Agjencinë e Ndihmave të OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA). /aa/