Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Türkiyes, gjenerali Metin Gürak, u takua në Belgjikë me shefat e shtabeve të Shqipërisë, Gjermanisë, Italisë dhe Francës, transmeton Anadolu.
Sipas deklaratës nga Shtabi i Përgjithshëm i Türkiyes, Gürak është takuar me homologët e tij në kuadër të takimit të Komitetit Ushtarak të NATO-s.
“Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Türkiyes, gjenerali Metin Gürak i cili ndodhet në Bruksel të Belgjikës për të marrë pjesë në takimin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, zhvilloi takime dypalëshe me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Shqipërisë, gjenerallejtënant Arben Kingji, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Gjermanisë, gjeneral Carsten Breuer, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Italisë, gjeneral Luciano Portolano dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Francës, gjenerali Thierry Burkhard”, thuhet në deklaratë.