Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres deklaroi se shumë civilë humbën jetën për shkak të tensionit në rritje dhe dhunës midis Izraelit dhe Palestinës dhe bëri thirrje që t’i jepet fund menjëherë konfliktit “për hir të Fitër Bajramit”, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Për hir të Fitër Bajramit, unë bëj thirrje për t’i dhënë fund menjëherë tensionit dhe konfliktit në Gaza dhe Izrael. Shumë civilë kanë vdekur. Ky konflikt vetëm rrit radikalizimin dhe ekstremizmin në rajon”, tha Guterres në llogarinë e tij në Twitter.
Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 10 maji, 109 persona, përfshirë 28 fëmijë dhe 15 gra, janë martirizuar, kurse 621 të tjerë janë plagosur. /aa