Shefi i OKB-së: Iz’raeli mund të kryejë spastrim etnik të Ga’zës

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka paralajmëruar se Izraeli mund të kryejë “spastrimin etnik” të Gazës nëse komuniteti ndërkombëtar nuk vendos një qëndrim për ta parandaluar atë.

Guterres e bëri thirrjen e tij në një kohë të rritjes së viktimave civile nga bombardimet izraelite në Gazën veriore, shkruan The Guardian.

Mediumi në fjalë thekson se një sulm të martën në rrethin Beit Lahiya la të paktën 93 të vdekur, në atë që OKB-ja tha se ishte vetëm një nga të paktën shtatë “incidentet e viktimave masive” në të gjithë Gazën gjatë javës së kaluar.

Në të njëjtën kohë dërgesat e ndihmave në Gaza raportohet të kenë rënë në nivelin e tyre më të ulët që nga fillimi i luftës, duke çuar në rritje të pretendimeve se qëllimi i vërtetë i Izraelit është të dëbojë popullsinë e mbetur palestineze të paktën nga një pjesë e Gazës.