Shefi i OKB-së i bën thirrje Iz’raelit të mbrojë civilët në Ga’zën veriore të rrethuar

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres shprehu shqetësim të thellë për civilët e bllokuar në pushtimin e vazhdueshëm tokësor të Izraelit në veri të Gazës.

“Njerëzit që vuajnë nën rrethimin e vazhdueshëm izraelit në veri të Gazës po shterojnë me shpejtësi të gjitha mjetet në dispozicion për mbijetesën e tyre”, tha Guterres.

Duke theksuar nevojën për të mbrojtur civilët dhe për të siguruar që ata të marrin ndihmën e nevojshme humanitare, ai i kujtoi Izraelit detyrimet e tij ligjore, duke thënë se “kjo është ajo që kërkon ligji ndërkombëtar humanitar”. /mesazhi