Shefi i OKB-së Guterres: “Vaksina më e mirë për poliomielitin në Ga’za është paqja”

OKB-ja po përgatit 1.6 milionë doza të vaksinës së poliomielitit për fëmijët në Gaza, pasi frika nga përhapja e sëmundjes në territorin e shkatërruar rritet pas njoftimit të rastit të parë të konfirmuar të sëmundjes atje për 25 vjet.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se nëse nuk vendoset një armëpushim në Gaza, atëherë do të ishte e nevojshme një “pauzë e poliomielitit” në luftime për të zhvilluar një fushatë vaksinimi.