Shefi i OBSH-së: 600 pacientë, personeli mjekësor ‘nën rrethim’ në spitalin e Gazës

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka dhënë një përditësim mbi situatën në spitalin Kamal Adwan pasi forcat izraelite sulmuan objektin.

“Spitali Kamal Adwan në Gazën veriore është ende nën rrethim, por ne arritëm të kontaktojmë me stafin. Tre punonjës shëndetësorë dhe një punonjës tjetër janë lënduar, 44 punonjës shëndetësorë janë ndaluar dhe katër autoambulanca janë dëmtuar. Rreth 600 pacientë, punonjës shëndetësorë dhe individë janë aktualisht të strehuar në spital, “tha Tedros Adhanom Ghebreyesus në X.

“Ne kërkojmë që spitalet, punonjësit e shëndetësisë dhe pacientët të jenë të mbrojtur. Armëpushimi!” /mesazhi