Shefi i ndihmës i OKB-së shtyn për vazhdimin e marrëveshjes së drithërave me Ukrainën

Martin Griffiths

Shefi i ndihmave i Kombeve të Bashkuara (OKB), Martin Griffiths, ka deklaruar se pezullimi i marrëveshjes së drithërave nga Rusia është “shqetësuese” dhe bëri thirrje që linja e furnizimit të qëndrojë e hapur, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne jemi të gatshëm të diskutojmë çdo shqetësim me nismën dhe zbatimin e saj me të gjitha palët. Dhe, ne vazhdojmë të besojmë në kontributin kryesor të Turqisë si ndërmjetës, lehtësues dhe pritës”, i tha Griffiths Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Të shtunën, Rusia njoftoi se ka pezulluar pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen për eksportin e drithërave ukrainase pas sulmeve në flotën e saj të Detit të Zi.

“Ne po humbasim kohë, industria e transportit po harxhon para dhe ne po vonohemi në shpërndarjen e ushqimit kur miliona janë të uritur dhe nuk mund të paguajnë faturat e tyre”, tha Griffiths.

Më 22 korrik, Turqia, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në Istanbul për të rifilluar eksportet e drithërave nga tre portet ukrainase të Detit të Zi, që u ndërprenë pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë në muajin shkurt.