Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka konfirmuar se katër ushtarët amerikanë që u zhdukën gjatë stërvitjes në Lituani janë vrarë, transmeton Anadolu.
“Derisa unë po flas, doli lajmi për katër ushtarët amerikanë që u vranë në një incident në Lituani”, u tha Rutte gazetarëve në Varshavë.
Rutte tha se detajet e incidentit, të cilin e quajti një “lajm të tmerrshëm”, akoma janë të paqarta.
“Mendimet tona janë me familjet dhe njerëzit e dashur”, shtoi ai.
Më herët, Forcat e Armatosura të Lituanisë njoftuan se një raport u pranua dje rreth katër ushtarëve amerikanë dhe një automjeti gjurmues të zhdukur gjatë një stërvitje në Lituaninë lindore.
Trupat lituaneze dhe të huaja, si dhe disa helikopterë u vendosën për të kërkuar për ushtarët e zhdukur.