Shefi i mbrojtjes turke do të takohet me zyrtarin e lartë të NATO-s

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, sot do të takohet me kreun e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Stuart Peach, transmeton Anadolu Agency (AA).

Akar dhe Peach do të takohen në ndërtesën e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare në kryeqytetin turk Ankara.

Takimi vjen pasi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, njoftoi të premten fillimin e bisedimeve midis Turqisë dhe Greqisë për të zgjidhur tensionet në Mesdheun Lindor.

Të enjten, Stoltenberg tha që Ankaraja dhe Athina kanë rënë dakord të hynin në bisedime teknike në kuadër të NATO-s për të zvogëluar rrezikun e incidenteve dhe aksidenteve në Mesdheun Lindor, gjë që qeveria greke e mohoi më vonë.

Greqia ka kontestuar eksplorimin e tanishëm energjetik të Turqisë në Mesdheun Lindor, duke u përpjekur të bllokojë territorin detar turk bazuar në ishuj të vegjël pranë bregdetit turk.

Turqia, vendi me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe, ka dërguar anije shpimi për të kërkuar energji në shelfin e saj kontinental, duke thënë se Turqia dhe Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) kanë të drejta në rajon.

Dialogu për ndarjen e këtyre burimeve në mënyrë të drejtë do të jetë fitimprurës për të gjitha palët, thonë zyrtarët turq.