Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Shefi i mbrojtjes turke diskuton eksportin e drithit me ministrat ukrainas

Shefi i mbrojtjes turke diskuton eksportin e drithit me ministrat ukrainas

Në bisedat me homologun ukrainas Oleksiy Reznikov dhe ministrin e Infrastrukturës Oleksandr Kubrakov, Akar shkëmbeu mendime mbi aktivitetet e zhvilluara në Qendrën e Përbashkët të Koordinimit në Istanbul

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, zhvilloi sot telefonata të veçanta me ministrin e Mbrojtjes dhe atë të Infrastrukturës të Ukrainës, ku u diskutuan zhvillimet më të fundit mbi dërgesat e drithit nga vendi i goditur nga lufta, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në bisedat me homologun ukrainas Oleksiy Reznikov dhe ministrin e Infrastrukturës Oleksandr Kubrakov, Akar shkëmbeu mendime mbi aktivitetet e zhvilluara në Qendrën e Përbashkët të Koordinimit në Istanbul, tha në një deklaratë Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë.

Ata thanë se puna teknike në dërgesën e drithit ka përfunduar dhe dërgesa e drithit ukrainas pritet të fillojë sa më shpejt pas përfundimit të përgatitjeve administrative.

Turqia, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina nënshkruan në Istanbul një marrëveshje javën e kaluar për të rihapur tre porte ukrainase – Odesa, Chernomorsk dhe Yuzhny – për eksportet e drithit të bllokuara prej muajsh për shkak të luftës Rusi-Ukrainë. /aa

Exit mobile version