Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Shefi i mbrojtjes gjermane paralajmëron kërcënime hibride nga Rusia

Shefi i mbrojtjes gjermane paralajmëron kërcënime hibride nga Rusia

Boris Pistorius

Sipas ministrit gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius, sulme hibride po niseshin nga Rusia dhe se objektivi i këtyre sulmeve ishte Gjermania, transmeton Anadolu.

“Putin po angazhohet në sulme hibride dhe Gjermania është veçanërisht në fokus. Ai na njeh mirë, Putin di si të na godasë”, tha Pistorius për mediat lokale.

Duke e përcaktuar një luftë hibride si një “kombinim i operacioneve klasike ushtarake, presionit ekonomik, sulmeve kompjuterike dhe propagandës në media dhe rrjetet sociale”, ai tha se qëllimi i sulmuesve ishte veçanërisht për të destabilizuar shoqëritë.

Pistorius theksoi se është e rëndësishme që Gjermania të përgatitet kundër këtyre sulmeve.

“Ne duhet të përgatitemi në mënyrë që të mund të përballemi me besim ndaj kërcënimit të Putin-it. Nëse ne e injorojmë kërcënimin sepse na bën të ndihemi rehat, ai nuk do të bëhet më i vogël, do të bëhet më i madh”, tha ministri gjerman.

Ai shtoi se duhet bërë gjithçka në fuqinë e tyre për të parandaluar funksionimin e strategjisë së presidentit rus.

Exit mobile version