Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Shefi i inteligjencës turke dhe zyrtarët e Hamasit bien dakord të vazhdojnë...

Shefi i inteligjencës turke dhe zyrtarët e Hamasit bien dakord të vazhdojnë përpjekjet për armëpushim

Shefi i inteligjencës turke, İbrahim Kalın

Shefi i inteligjencës turke, İbrahim Kalın dhe zyrtarë të Byrosë Politike të Hamasit kanë ra dakord të vazhdojnë përpjekjet për një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit, raporton Anadolu.

Burimet e sigurisë njoftuan se Kalın, kreu i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës Turke (MIT), zhvilloi një telefonatë me zyrtarë të Byrosë Politike të Hamasit.

Diskutimet trajtuan progresin në negociatat në vazhdim me Izraelin dhe të dyja palët ranë dakord të vazhdojnë përpjekjet për një armëpushim.

Zyrtarët amerikanë kanë sugjeruar se një marrëveshje e armëpushimit në Gaza mund të jetë afër.

Türkiye është një mbështetëse e madhe ndërkombëtare e kauzës palestineze dhe përpjekjeve për një armëpushim në Gaza.

Bisedimet për shkëmbimin e të burgosurve dhe armëpushimin, të ndërmjetësuara nga Katari, Egjipti dhe SHBA-ja, janë ndërprerë disa herë për shkak të kushteve të reja të vendosura nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Opozita izraelite dhe familjet e pengjeve akuzojnë Netanyahun se po pengon përpjekjet për të arritur një marrëveshje armëpushimi dhe shkëmbimi të të burgosurve në Gaza me Hamasin.

Që nga 7 tetori i vitit 2023, ushtria izraelite vazhdon me luftën gjenocidale në Gaza që ka vrarë të paktën 46.600 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, pavarësisht rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

Në muajin nëntor, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhër-arreste për Netanyahun dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli për luftën në enklavën palestineze gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Exit mobile version