Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Shefi i inteligjencës ruse i “gatshëm” për bisedime me kreun e CIA-s

Shefi i inteligjencës ruse i “gatshëm” për bisedime me kreun e CIA-s

Kreu i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme Ruse (SVR), Sergey Naryshkin, ka shprehur gatishmërinë për t’u takuar me drejtorin e sapoemëruar të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA), John Ratcliffe, nëse SHBA-ja shpreh interes për një takim të tillë, transmeton Anadolu.

“Ne jemi gjithmonë të gatshëm për negociata”, tha Naryshkin i pyetur nga agjencia shtetërore e lajmeve TASS për bisedime të mundshme midis shërbimeve të inteligjencës midis dy vendeve.

Lidhur me kontaktet e vazhdueshme midis SVR-së dhe CIA-s, Naryshkin tha se agjencia e tij “ka një “përfaqësues zyrtar në Washington dhe CIA ka një përfaqësues zyrtar në Moskë”

Komentet e tij erdhën pasi dje Ratcliffe u betua si drejtor i CIA-s.

59-vjeçar Ratcliffe ka shërbyer si drejtor i inteligjencës kombëtare gjatë administratës së parë të presidentit Donald Trump, duke mbajtur këtë post nga 26 maji i vitit 2020 deri më 20 janar të vitit 2021. Para kësaj, ai kaloi rreth pesë vjet si anëtar i Kongresit Amerikan.

Exit mobile version