Shefi i diplomacisë turke: Pritje e madhe që kombet muslimane të veprojnë në Gaza, edhe nëse “në mënyrë të njëanshme”

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan, u tha kombeve muslimane se ka “pritje të madhe” që ata të ndërmarrin veprime të menjëhershëm për situatën në Rripin e Gazës, duke mos e përjashtuar mundësinë që ta bëjnë këtë në mënyrë të njëanshme, raporton Anadolu.

“Ka një pritje të madhe nga ne për të vepruar tani, edhe nëse kjo do të thotë ta bëjmë në mënyrë të njëanshme”, tha Fidan në një fjalim në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) në Xhedah të Arabisë Saudite.

Fidan gjithashtu bëri thirrje për zhvillimin e një plani për të “kundërshtuar mizoritë në Gaza”, derisa Izraeli vazhdon sulmet e ij në enklavën e rrethuar palestineze për pothuajse pesë muaj.

“Si botë muslimane, ne duhet të hartojmë një plan në tre baza për t’iu kundërvënë mizorive në Gaza”, tha Fidan, duke theksuar se zbatimi i një vendimi për të ndaluar dërgesat e armëve në Izrael “duhet të monitorohet”.

“Në terrenin aktual, ne duhet të parandalojmë që njerëzit të vdesin nga uria duke thyer rrethimin izraelit. Në frontin politik dhe diplomatik, ne duhet të rrisim presionin ndaj Izraelit me çdo mjet në dispozicion, duke vepruar kolektivisht dhe me një zë”, tha Fidan.

Fidan theksoi se në bazën ligjore, përpjekjet për të mbështetur ligjin ndërkombëtar me çdo kusht janë “të domosdoshme”.

Ai gjithashtu përshëndeti një rezolutë në seancë që bën thirrje që anëtarët e OIC-it të përfshihen në “rastet përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe Gjykatës Ndërkombëtare Penale”.

Izraeli ka nisur një ofensivë vdekjeprurëse në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, duke vrarë mbi 30.600 palestinezë dhe duke plagosur rreth 72 mijë të tjerë në mes të shkatërrimit në masë dhe mungesës së nevojave.

Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), lufta izraelite ka çuar në zhvendosjen e brendshme të 85 për qind të popullsisë së Gazës mes mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve. Po ashtu 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në një vendim të përkohshëm në muajin janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

Rrethimi i Gazës “duhet të rrëzohet”

Më tej, Fidan theksoi se bllokada rreth Gazës “duhet të rrëzohet”.

“Kjo duhet të bëhet tani”, tha Fidan, duke shtuar se Izraeli po përdor ndihmën humanitare si një “armë në luftë”.

Ai theksoi se më shumë se 400 mijë palestinezë po përballen me urinë.

“Ne nuk mund ta lëmë popullin e Gazës në mëshirën e Izraelit ose të presim bekimin e fuqive hegjemoniste. Është detyra jonë solemne që t’i kthejmë ankesat e palestinezëve në paqe, siguri dhe dinjitet në shtetin e tyre dhe në tokat e tyre”, tha Fidan.

Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), lufta izraelite ka çuar në zhvendosjen e brendshme të 85 për qind të popullsisë së Gazës mes mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve. Po ashtu 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.

Populli i Gazës nuk mund të lihet në mëshirën e Izraelit.

Shefi i diplomacisë turke gjithashtu tha se “qeveria ekstremiste dhe raciste” e Izraelit është përpjekur “përsëri të mashtrojë botën”.

Ai tha se qeveria e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka propaganduar se një operacion ndaj palestinezëve të bllokuar në qytetin jugor Rafah në Rripin e Gazës është një “domosdoshmëri”.

Duke pohuar se Izraeli po përdor ndihmën humanitare si një “armë lufte”, Fidan theksoi se grupet e të drejtave të njeriut dhe organizatat joqeveritare duhet të lejohen në Gaza, duke “pranuar çdo rrezik”.

“Ne nuk mund ta lëmë popullin e Gazës në mëshirën e Izraelit ose të presim bekimin e fuqive hegjemoniste”, tha ai.