Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, do të mbërrijë nesër për një vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Serbisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Jashtme e Turqisë tha se Çavuşoğlu po vjen në Beograd me ftesë të homologut të tij serb, Nikola Selakoviç.
“Gjatë vizitës, do të diskutohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe hapat për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis Turqisë dhe Serbisë. Situata aktuale në rajon do të diskutohet, si dhe çështje të rëndësishme ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.
Gjatë vizitës, Çavuşoğlu është planifikuar të pritet nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, kryetari i parlamentit serb, Ivica Daçiç dhe kryeministrja Ana Brnabiç.
“Gjatë vizitës, do të mbahet ceremonia e përurimit të Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Novi Pazar”, theksohet në njoftim. /aa