Pavel Durov, themeluesi dhe shefi ekzekutiv (CEO) i aplikacionit të koduar të mesazheve Telegram, u arrestua rreth orës 20:00 të shtunën teksa zbriti nga avioni i tij privat në aeroportin Bourget në Paris, sipas medias franceze TF1 TV, transmeton Anadolu.
39-vjeçari franko-rus shoqërohej nga truproja e tij dhe një grua.
Arrestimi u krye nga Xhandarmëria e Transportit Ajror (GTA). Durov, i cili ishte i listuar në FPR (Dosja e Personave të Kërkuar), sapo kishte ardhur nga Azerbajxhani.
Ai ishte subjekt i një urdhri kontrolli francez të lëshuar nga Policia Gjyqësore Kombëtare Franceze, pas një hetimi paraprak.
Hetimi u përqendrua në mungesën e moderimit në Telegram, të cilin policia e konsideroi si aktivitet kriminal të lejuar të vazhdonte i papenguar në aplikacionin e mesazheve.