SHBA: Zyrtarët do të takohen “para fundjavës” për marrëveshjen e ar’mëpushimit në Ga’za

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre tha se zyrtarët do të takohen në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro, “para fundjavës” për të arritur marrëveshjen e armëpushimit në Gaza, transmeton Anadolu.

Ajo tha se “zyrtarët e lartë” do të takohen në Kajro “para fundjavës” për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Gaza.

Duke deklaruar se marrëveshja e mundshme do të ofrojë lehtësim të jashtëzakonshëm për popullin e Gazës dhe se ndihma humanitare do të arrijë në Gaza, Jean-Pierre theksoi se “Ka ardhur koha për të përfunduar këtë marrëveshje dhe ajo që është në tryezë tani është për të siguruar këtë”.

Më tej Jean-Pierre vuri në dukje se ata kanë punuar shumë për të arritur këtë marrëveshje dhe se presidenti Joe Biden është “angazhuar” për të biseduar me liderët e rajonit.

Negociatat mes Izraelit dhe Hamasit u zhvilluan më 15-16 gusht në kryeqytetin e Katarit, Doha, me qëllim shkëmbimin e pengjeve dhe arritjen e armëpushimit në Rripin e Gazës.

Palët do të vazhdojnë negociatat për armëpushimin javën e ardhshme në Kajro.