Edhe pse nuk përmend emrin e një vendi, mendohet se masat e reja shkojnë ndaj Kinës për ta parandaluar atë që tejkalojë SHBA-në në kapacitetet e zhvillimit AI.
Administrata Biden propozoi një rregullore të re e cila synon të vendosë kufizime mbi eksportet e kartave grafike për aplikimet AI.
Edhe pse nuk përmend emrin e një vendi, mendohet se masat e reja shkojnë ndaj Kinës për ta parandaluar atë që tejkalojë SHBA-në në kapacitetet e zhvillimit AI.
Rregullorja propozon tre nivele licencimi. Niveli i parë është i pakufizuar dhe përfshin tregun vendas dhe atë të 18 aleatëve strategjikë. Shumica e vendeve hyjnë në kategorinë e dytë ku vendoset një limit sesa fuqi kompjuterike ato mund të importojnë përmes kartave grafike në SHBA.
Niveli i tretë përfshin Kinën, Rusinë, Iranin dhe Korenë e Veriut dhe efektivisht nuk lejon kompanitë të shesin kartat e tyre grafike më të fuqishme në këto tregje.
Shumë palë, përfshirë Shoqatën e Industrisë së Gjysmëpërçuesve (SIA), lëshuan deklarata duke dënuar vendimin duke thënë se një lëvizje e tillë do të shtyjë më shumë vende drejt Kinës.
Nvidia gjithashtu kundërshtoi duke thënë se ajo cenon lidershipin Amerikan në botë.