Ballina Lajmet SHBA vazhdon ndihmat ushtarake për PKK/PYD-në

SHBA vazhdon ndihmat ushtarake për PKK/PYD-në

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) vazhdojnë ndihmat ushtarake për organizatën terroriste PKK/PYD në Siri, duke e theksuar si arsyetim luftën kundër organizatës terroriste DEASH. Dy ditë më parë, njësive të organiztës terroriste në Raka i janë dërguar 70 maune me ndihmë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të siguruara nga gazetari i AA-së në Haseke të Sirisë, 70 maunet me ndihma ushtarake kanë hyrë në Haseke, qytet i kontrolluar nga organizata, përmes pikës kufitare Simelka në kufi me Irakun.

Në disa prej kamionëve në autokolonë që kanë hyrë në Haseke është vërejtur të jenë të ngarkuara me automjete ushtarake.

Nga gjithsej 30 automjete ushtarke, 21 janë xhiruar nga gazetari i AA-së.

Në autokolonë kishte edhe cisterna karburantësh, por, për shkak se kamionët e mbetur ishin tërësisht të mbuluar me pëlhurë, pajisjet brenda tyre ishin të pamundura të vëreheshin.

Që kur AA në fillim të muajit qershor filloi të xhirojë dhe raportojë për ndihmat ushtarake të SHBA-ve për PYD-në, e cila është degë e organizatës terroriste PKK në Siri, ndihmat për këtë organizata kishin filluar të realizoheshin gjatë natës.

Më 13, 17 dhe 21 gusht dhe më 3 shtator, në orët e natës u xhirua teksa hynë gjithsej 330 maune nga Iraku në Haseke, por nuk u kuptua se çfarë ndihma përmbanin ato.

Duke filluar nga qershori e deri më tani, SHBA-të i ka dërguar organizatës terroriste PKK/PYD gjithsej 1.421 maune me armë dhe pajisje ushtarake, duke i arsyetuar dërgesat me luftën kundër DEASH-it.

Më herët, AA kishte siguruar një dokument nga Pentagoni, në të cilën gjendej lista e armëve që do t’u dorëzohej grupeve në Siri, në mesin e të cilave gjendet edhe PKK/PYD. Në listë bënin pjesë 12 mijë kallashnikovë, tre mijë RPG-7 amerikanë, një mijë antitankë amerikanë AT-4 ose rusë SPG-9.

Sipas listës, organizatës terroriste do t’i dërgoheshin edhe 235 mortaja të kalibrave të ndryshëm, 100 snajperë, 450 dylbi nate të tipit PV-7 dhe 150 dylbi ndriçuese lazerike me rreze infra të kuqe.

Operacioni i organizatës terroriste PKK/PYD në Raka i mbështetur nga SHBA-të, kishte nisur më 6 qershor të këtij viti.

PKK/PYD dje në orët e mëngjesit filloi operacionin për të marrë kontrollin e rajonit Dejrizor, të kontrolluar nga organizata terroriste DEASH.

Exit mobile version