Policia amerikane ka arrestuar një të dyshuar në lidhje me vandalizmin në një xhamie afër Universitetit të Kolorados, duke e venë nën hetim për krime urrejtjeje.
Joseph Scott Giaquinto, 35 vjec, u arrestua për disa akuza, duke përfshirë edhe një krim motivuar nga paragjykimi, raporton televizioni amerikan “ABC News”.
Policia kishte kërkuar ndihmën e publikut për identifikimin e personit që përmbysi stolat, theu dritaret dhe hodhi një Bibël në Qendrën Islame të Kolorados. ”.
Imami i xhamisë tha se i dyshuari u përpoq të hynte me forcë në xhami paraditen e të dielës, por nuk u lejua të hynte brenda.