Turqit që jetojnë në SHBA një vit pas tentimit të dështuar të grusht shtetit në Turqi kanë nisur një peticion për ekstradimin e udhëheqësit të organizatës terroriste FETO, Fethullah Gylen, raporton Anadolu Agency (AA).
Peticioni i postuar në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë mban titullin “Të ekstradohet Fetullah Gylen në Turqi”. Në përshkrim janë përfshirë informacionet rreth ndodhive të 15 korrikut dhe vërtetohet se pas tentimit të grusht shtetit të dështuar përgjegjëse është FETO.
Në përshkrim theksohet se gjatë përpjekjes për grusht shteti janë vrarë 249 njerëz ndërsa 2195 të tjerë u plagosën.
Më tej gjithashtu thuhet se turqit që jetojnë në SHBA që atëherë janë duke bërë përpjekje për ekstradimin e Gylenit në Turqi dhe besojnë se administrata amerikane do ta dorëzojnë sa më parë. Deri te peticioni mund të arrihet me anë të adresës “petitions.whitehouse.gov”.