Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara njoftoi se një tërmet me magnitudë 4.8 goditi pjesën verilindore të SHBA-së, respektivisht shtetet New Jersey dhe New York, transmeton Anadolu.
“Një tërmet me magnitudë 4.8 goditi në perëndim të Manhatanit dhe është ndjerë në të gjithë New York-un”, u shpreh në X guvernatorja e New York-ut, Kathy Hochul.
“Ekipi im është duke vlerësuar ndikimet dhe çdo dëm që mund të ketë ndodhur. Ne do të njoftojmë opinionin gjatë gjithë ditës”, ka shkruar ajo.
Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme.
CCTV captures rare 4.8 magnitude #Earthquake that jolted #NewJersey #NewYork City and surrounding areas 🚨
The earthquake was the strongest to hit New Jersey since 1884VC: @kirsten_bleu#NY #NYC #quake #seismic #seismo #Maryland #Maine #NewJersey #Lebanon #epicenter… pic.twitter.com/wLIHEe9g4i
— Earth42morrow (@Earth42morrow) April 5, 2024