Një tentativë sulmi me zjarrvënie u bë në një varrezë myslimane në Minesota të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR-MN) i Minesotës tha në një deklaratë se një përpjekje për zjarrvënie ishte bërë në “Varrezat e Faljes” në qytezën Castle Rock.
Në përpjekje për të shkaktuar zjarr brenda varrezave u lanë rreth 30 goma të vjetra të automjeteve dhe u ndërpre linja e gazsjellësit nga një person ose persona të paidentifikuar.
Kryetari i Këshillit Xhejlani Hussein deklaroi se një shpërthim dhe zjarr i mundshëm u parandaluan me raportimin për kundërmim të gazit.
“Ne i bëjmë thirrje forcave lokale, shtetërore dhe federale, përfshirë FBI-në (Byroja Federale e Hetimit), që të hetojnë këtë sulm të dështuar të djegies në një institucion mysliman si një krim urrejtjeje”, deklaroi Hussein.
Ai shtoi se varrezat në fjalë u shkatërruan gjithashtu në gusht 2017. /trt